Presidenti Ilir Meta ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
Sipas dekretit zgjedhjet do të zhvillohen me 30 qershor 2019.
D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të rregullave të parashikuara në nenin 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
D e k r e t o j
Neni 1
Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 30 qershor 2019.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10928
Tiranë, më 05.11.2018