Një 43-vjeçar me inicialet G.B., banues në Laç, është arrestuar sot nga policia pasi ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”.
Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.
Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe një person që drejtonte automjetin në gjendje të dehur, dhe dy shoferë që kanë shkaktuar aksident me pasojë plagosjen.
NJOFTIMI
Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirë organizuar në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe ndalimin e shtetasit G.B., 43 vjeç banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për ” Vjedhje”.
Ky shtetas dyshohet se në datë 29.08.2021 në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetases F. B.,57 vjeçe, një sasi euro dhe bizhuteri floriri.
_
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë I shtetasve:
•D.H., 43 vjeç banues në Prizren, Kosovë, pasi në vendin i quajtur ‘’Harku i Berdicës’’,u konstatua duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur.
•Xh.M., 26 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër, në fshatin Vukatanë, Shkodër, me mjetin e tij tip “Ford” ka përplasur një motoçikletë, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi M. Th. 27 vjeç, banues ne fshatin Spathar, Vau Dejës, I cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
•A.Z., 24 vjeç, banues në Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe, pasi në vendin e quajtur rrotondo e Koplikut Malësi e Madhe, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motoçilkletës shtetasi B.H., 76 vjeç dhe bashkeshortja e tij shtetasja T.H., 67 vjeçe banues në Malësi e Madhe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.