05.09.2021 - 18:43
Çekia është shteti i radhës që ka shtrënguar masat anti-Covid për udhëtarët e pavaksinuar që vijnë nga Shqipëria. Kjo vlen edhe për vende të tjera si: Holanda, Norvegjia dhe Sllovenia.
Çdo person që dëshiron të hyjë në Çeki, duhet të plotësojë një Formular mbërritjeje, të hyjë në izolim sapo të futet në Çeki dhe t’i nënshtrohet një testi të dytë të COVID-19 pas ditës së pestë të izolimit.
Sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e Çekisë, duke filluar nga nesër, udhëtarët e pashëruar dhe të pavaksinuar që vijnë nga një vend i listuar në zonën e kuqe do të duhet t’i nënshtrohen testimit të COVID-19 para hyrjes në territorin çek.