MENU
klinika

Ja cilat fluturime do të lejohen!

Lajm i mirë nga Afganistani, rihapet aeroporti i Kabulit

05.09.2021 - 18:45

Ekipi teknik i Katarit ka ndihmuar të rimëkëmb aeroportin e Kabulit për fluturime brenda vendit, duke ofruar një ndihmë shumë të madhe.

Aviokompani afgane “Ariaana Afgan Airlines”, ka rifilluar fluturimet brenda vendit duke arritur marrëveshje me tri kompani tjera rajonale, ka njoftuar kjo kompani, pasi që ekipi teknik i Katarit e ka ndihmuar të rimëkëmbët aeroporti i Kabulut.

Pasagjerët e interesuar mund të udhëtojnë nga Kabuli në drejtim të Heratit, Mazarit, Sharifi dhe Kandahar.

“Ariana Afghan Airlines është krenar që ka rifilluar fluturimet brenda vendit”, thuhet në kumtesën e publikuar në Facebook.
Në anën tjetër, ambasada e Katarit në Afganistan ka njoftuar se ekipi i tyre teknik ka arritur ta riparoj pistën në aeroport dhe të rifilloj fluturimet.

Ky aeroport kishte qenë i mbyllur për disa ditë, pasi që forcat amerikane braktisën vendin dhe i dhanë fund evakuimit të dhjetëra mijëra njerëzve.

Megjithatë në Afganistan kanë mbetur edhe disa mijëra që nuk kanë arritur të largohen, e tani po frikësohen se mund ta pësojnë me jetë nga talebanët, për faktin se cilësohen si bashkëpunëtorë të perëndimit.