Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e PS mëngjesin e sotëm Grupin e ri Parlamentar, mbledhje që vjen 3 ditë para seancës së parë të legjislaturës së X në Kuvend, që do të mbahet këtë të premte.
Bëhet me dije se diskutimet pritet që të fokusohen te legjislatura e re dhe programi qeverisës.
Seanca e parë e legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar më 10 shtator dhe të gjithë emrat e Qeverisë së re tashmë janë bërë publike.
Më 2 shtator, në Asamblenë e Përgjithshme të PS, Rama bëri me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj
Javët e ardhshme konstituohen 2 institucionet më të rëndësishme që do ta drejtojnë vendin për 4 vitet në vijim, Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave.