08.09.2021 - 10:37
Shkodër- Është zbardhur plagosja e dyfishtë e ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Fshatin e Ri në Shkodër.
Sipas policisë, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi Lad Gruda., 34 vjeç.
Konflikti është përshkallëzuar më tej ku Xhevahir Fikaj, ka plagosur me armë zjarri pistoletë Ilir Grudën., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit Lad Gruda. Më pas dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.