MENU
klinika

"Shitja e mundësisë për t’u vaksinuar është e neveritshme!"

Kërkoi 50 mijë lekë për Pfizer, Braçe revoltohet ndaj mjekut në Kavajë

08.09.2021 - 11:15

Ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe “ka ndëshkuar” përmes fjalëve rastin e “neveritshëm” i cili u bë publik mbrëmjen e djeshme, lidhur me shkeljen e të drejtës së përfitimit falas të vaksinës anti-COVID.

Bëhet fjalë për mjekun na Kavajë, që nuk ngjante aspak si një mjek! Me cigare në dorë, pa uniformën e bardhë dhe me betimin e hipokratit që dukej sikur nuk e kishte bërë asnjëherë!

50 mijë lekë për një vaksinës falas?! Kaq kërkonte “mjeku” në Qendrës Shëndetësore Luz I Vogël në Kavajë.

Braçe shprehet se shitja e mundësisë për t’u vaksinuar është e neveritshme.

Ai kërkon me ngulmë dhe i revoltuar që kjo histori të marrë fund!

Pavarësisht se ish-zëvendëskryeministri duket i “tronditur” nga rastri i Kavajës, nuk harro të theksoi se KY person nuk mund të njollosë dhe të rrëzojë përdhe punën e palodhur e shumicës dërmuese të mjekëve dhe infermierëve dhe sanitareve shëndetësore.

“Janë ata qe në më shumë se një vit e gjysmë janë heronjtë e vërtet të një beteje të rrezikshme dhe për jetën e tyre”, shkruan Braçe.