MENU
klinika

BERZH: Tani është koha të ecë përpara...

“Gati të mbështesim Shqipërinë për të dalë nga kriza”

08.09.2021 - 18:07

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është gati të ndihmojë Shqipërinë të marrë veten nga kriza që shkaktoi pandemia.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigertink zhvilloi një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me të cilin ra dakord se duhet thelluar bashkëpunimi për forcimin e sektorit financiar. Sipas Rigterink, Shqipëria u prek ndjeshëm nga pandemia COVID-19, por iu përgjigj fuqishëm krizës.

“Tani është koha të ecë përpara dhe të rikthehet në progres dhe rritje ekonomike, një zhvillim që duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm. Këto janë gjithashtu dhe prioritetet e BERZH-it, i cili është i gatshëm të mbështesë vendin teksa del nga kriza dhe ndërton një të ardhme më të mire”, tha ai.

Sejko nga ana tjetër theksoi se normalizimi gradual i situatës ekonomike dhe forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes gjatë vitit 2021 do të vijnë duke vazhduar reformat.

Synimet kryesore për kreun e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë rritja e konkurrueshmërisë, përmirësimi i mëtejshëm i klimës së investimeve dhe biznesit si dhe forcimi afatgjatë i qëndrueshmërisë së financave publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Besimi i klientëve te bankat tregtare

Sejko: Kredia për ASD, garanci për të…

Takim me përfaqësueszit e BERZH

Sejko: Ja masat e ndërmarra gjatë pandemisë