MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Kurti: S’mund të ketë marrëveshje kur familjarët nuk dinë…

08.09.2021 - 18:39

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të mërkurë ka zhvilluar një vizitë në IKSHPK ku ka komentuar dhe takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviç i ndërmjetësuar nga Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Kurti u shpreh se takimet me delegacionin serb janë vetëm takime përgatitore për një kapitull të ri të dialogut.

“Unë jam i informuar për përgatitjet që i ka bërë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pasi që si përgjegjësi e tij është edhe dialogu, por këto janë takime përgatitore të një dialogu që duhet të ketë kapitull të ri veçse ka vetëm një temë që nuk pret është çështja e të pagjeturve, prandaj së bashku me zv.kryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i komisionit Andin Hoti sepse s’mund të presim për marrëveshje gjithëpërfshirëse natyrisht me njohje reciproke brenda me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës të cilët janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se për çështje të tjera Kosova mund të hapë temë diskutimi me Brukselin por jo edhe me Serbinë.“Ndërkaq për çështjet e tjera ne kemi dhënë propozimet tona të cilat s’janë pranuar mund të hapen tema të diskutimit mes Kosovës dhe Brukselit por jo edhe me Serbinë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat