MENU
klinika

Njihet për fiqtë e famshëm, arrat dhe bajamet

Rroshniku, fshati turistik në rrëzë të Tomorrit

09.09.2021 - 12:13

ë një atmosferë festive dhe nën tingujt e muzikës është organizuar në fshatin Rroshnik të Beratit, panairi i përvitshëm me prodhimet “bio” të zonës. Në këtë panair u ekspozuan produktet “bio” të 13 fshatrave të zonës, që njihet për kultivimin e frutave bio ku më i njohuri është “fiku i Rroshnikit” e më pas dominojnë arrat e bajamet si dhe për prodhimin e verës e rakisë.

I organizuar nga Drejtoria e Turizmit në bashkinë Berat, panairi kishte si qëllim promovimin e të gjitha produkteve të kësaj zone, produkte që u ekspozuan nga fermerët në stenda të ndara sipas zonave. Duke qenë se fermerët këto produkte i eksportojnë edhe jashtë Shqipërisë, prodhimet përveç cilësisë kanë edhe një ambalazhim më të mirë. Vetë fermerët e zonës janë shprehur se, prodhimet që ata kultivojnë janë 100% “bio” dhe kjo kërkon shumë punë. Fermerët kanë kërkuar edhe një vëmendje më të madhe nga shteti në lidhje me infrastrukturën rrugore mes fshatrave, për nxjerrjen sa më shpejt të produkteve të tyre në tregje.

Duke qenë se zona është një zonë turistike dhe rrjedhimisht mjaft e vizitueshme, pjesë e këtij panairi kanë qenë edhe shumë turistë të rastësishëm, vendas e të huaj. Ata janë mrekulluar nga atmosfera festive dhe nga cilësia e prodhimeve “bio” të zonës, duke e cilësuar këtë festë një eksperiencë të paharrueshme.

Rroshniku turistik, me rreth 4 mijë banorë njihet për prodhimet e tij “bio’, sidomos në pemtari dhe më veçanërisht për prodhimin e rrushit dhe fiqve. I ndodhur në rrëzë të malit të Tomorrit ai është i kufizuar me Gramshin, Skraparin dhe Beratin dhe kjo zonë ka kushtet e favorshme për kultivimin e fruta-perimeve, prodhimin e verës dhe rakisë. Në zonën e Rroshnikut janë rreth 70 hektarë të mbjellë vetëm me fiq dhe dhjetëra hektar të tjera të mbjella me rrush, arra e bajame.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier