MENU
klinika

Kualifikueset e Katar 2022

Tetori “flakë”, si shkon Shqipëria në Botëror

09.09.2021 - 14:35

Kombëtarja shqiptare mori dy fitore dhe një humbje në ndeshjet e shtatorit, duke marrë vendin e dytë provizorisht në Grupin I, pozicion që të çon në play-off të Kupës së Botës.

Pas gjashtë ndeshjeve në grup, kuqezinjtë kanë 12 pikë, 1 më shumë se Polonia e vendit të dytë dhe 2 më shumë se Hungaria e vendit të tretë. Anglia është e shkëputur në krye dhe as llogaritet të arrihet.

Dy sfidat e tetorit janë “flakë” për ekipin e Rejës, kur mund të digjet vetë ose të përcëllojë rivalët, pasi nga përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë varet fati i vendit të dytë.

Nëse Shqipëria arrin që të fitojë në Hungari ose minimumi të mbajë një barazim, si dhe të fitojë më pas me Poloninë në “Air Albania”, kreditet për vendin e dytë do të shtoheshin më shumë.

Gjithçka kalon nga Budapesti. Më 9 tetor Shqipëria luan në transfertë ndaj Hungarisë dhe i duhen 3 pikë. Kuqezinjtë i dominuan hungarezët në Elbasan, por në Budapest do të jetë ndryshe pasi Hungaria ka treguar vetëm pak muaj më parë se di të ndalë ekipe të mëdha si Franca apo Gjermania.

Pas 3 ditësh, më 12 tetor Shqipëria pret Poloninë. Këtë shtator Polonia fitoi bindshëm 4-1 në Varshavë edhe pse kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë e sulmuese. Polonia konsiderohet si rivali direkt në grupin I për vendin e dytë.

Gjithsesi, mund të ketë edhe kombinime të tjera, si barazim me Hungarinë, por ama fitorja me Poloninë mbetet detyrim, për të shpresuar që Hungaria të ndalë në fund polakët në fushën e këtyre të fundit.

Këto dy sfida janë deçizive për Shqipërinë dhe nëse arrihet të dilet me 6 pikë, atëherë kuqezinjtë me të gjitha gjasat janë në play-off. Në nëntor, Shqipëria shkon në ‘Ëembley’ me një mision të pamundur për të dalë me pikë ndaj Anglisë. Më pas më 15 nëntor, Shqipëria e ka detyrim fitoren në shtëpi ndaj Andorrës, qoftë dhe me rezultat minimal.

Gjithsesi, edhe nëse arrihet play-off, Shqipëria do ta ketë të vështirë në këtë fazë. Kundërshtarë të mundshëm deri tani janë Zvicra, Suedia, Rusia, Serbia, Ukraina, Çekia, Norvegjia, Skocia dhe Armenia. Vetëm me 3 të fundit kuqezinjtë mund të bënin diçka. Gjithsesi, ëndrra vazhdon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”