MENU
klinika

Sot u mor vendimi

“Çfarë do të bëj po më përjashtoi PD?” Paralajmërimi i Berishës për Bashën

09.09.2021 - 20:45

Lulzim Basha përjashtoi sot ish-liderin historik të Partisë Demokratike nga grupi parlamentar. Basha e cilësoi si vendim të vështirë dhe tha se deri në përfundimin e e shqyrtimit të kërkesës ligjore dhe zbardhjes së çështjes së shpalljes “Non grata” nga SHBA, Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit demokrat në Kuvend.

Por çfarë ka deklaruar Sali Berisha i pyetur se çfarë do të bënte nëse e përjashton Lulzim Basha? Ish kryeministri tha se PD ose dikush tjetër merr vendime pa parime atëherë ai do të bëjë gjithçka që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar.

“Raporti im me Z.Basha dhe këdo tjetër ndërtohet mbi disa parime. Unë i qëndroj atyre parimeve. Nëse nesër PD apo kushdo tjetër do të merrte një qëndrim pa parime, unë do të bëja çdo gjë që PD të rikthehet në vlerat për të cilat është themeluar. Çdo njeri është i lirë të shprehë çdo mendim. Ideja se PD është parti e Sali Berishës. Ata që mendojnë se unë me qëndrime konkrete kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre. Po, unë kam pasur dhe kam influencë shumë të fuqishme në PD. Përse kjo? Nuk gjen sot një njeri që thotë se zura atë post për shkak të ndërhyrjes së Berishës. Influenca ime në PD buron thjesht sepse unë kam mbrojtur interesat e saj partie me vendosmërinë më të madhe. Kam denoncuar më shumë se kushdo tjetër krimin e organizuar, kur të tjerë kanë frikë të përmendin emra. Kam mbrojtur interesin kombëtar, kaq kam bërë unë. Të gjitha këto qëndrime që unë mbaj, janë me mijëra statuse, nuk kanë qëllim protagonizmin. Unë s’kam asnjë objektiv përveçse të mos qëndroj indiferent ndaj të keqes. E keqja s’do asgjë të triumfojë përveçse heshtja e njerëzve të mirë,” tha Berisha për Erla Mëhillin tre ditë më parë.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”