MENU
klinika

Përjashtimi i Berishës

Mbështesin vendimin, tre deputetë radhiten në formacionin “pro Basha”

10.09.2021 - 07:34

Në Partinë Demokratike ka nisur një ‘luftë’ mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të Berishës pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar, për shkak të vendimit të DASH që e ka shpallur ‘non grata’ në SHBA.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se deputeti i zgjedhur i Elbasanit Dashnor Sula është shprehur pro vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës. Po kështu pro Bashës për largimin e Berishës nga parlamenti janë shprehur dhe Enkelejd Alibeaj dhe Agron Gjekmarkaj.

Kujtojmë se një tjetër rresht kundër këtij vendimi është shpallur më herët. Deputetë si Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Tritan Shehu, Flamur Noka e Oerd Bylykbashi kanë dalë kundër Bashës.