42-vjeçari Mondi Shehu ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Lushnjë, pasi akuzohet si autor i zjarrit në fushën e mbetjeve të qytetit. 42-vjeçari për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve.
Ndërkohë flakët vijojnë të djegin mbetjet në Lushnjë, duke krijuar një emergjencë mjedisore, për shkak të ndotjes së lartë. Më e prekur është lagjja ’18 Tetori’ e qytetit, ku qytetarët janë shprehur se era është e padurueshme.
Në fushën e mbetjeve në Lushnjë, mbetjet depozitohen prej 40 vitesh, ndërsa shtëpitë që shihen edhe në pamje, janë të ndërtuara në vitet ’90 dhe janë në proces legalizimi.
Me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene.