10.09.2021 - 12:13
KQZ do të mblidhet në orën 13:00 për të zëvendësuar 4 deputetë. Mark Marku, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Gramoz Ruçi lanë mandatin e deputetit që siguruan në zgjedhjet e 25 prillit.
Vendin e tyre e zënë Mimi Kodheli në Tiranë, Denis Deliu në Durrës, Mirela Pitushi në Fier dhe Elda Hoti në Lezhë.
Menjëherë pasi KQZ tu japë mandatin, emrat e tyre do të kalojnë në Komisionin e Verifikimit të Mandateve në Kuvend. Pasi të kalojnë këtë ‘filtër’, ata mund të betohen si deputetë të rinj edhe pse në zgjedhjet e 25 prillit nuk arritën të fitojnë, por përfitojnë nga dorëheqja e emrave të mësipërm