Gjithçka ndodhi në 3-5 minuta. Kështu deklaroi koordinatori i Qendrës COVID në Tetovë, Gazim Nuredini.
Sipas tij, gjatë asaj kohe të pranishmit arritën të shpëtojnë 12 jetë pasi ne kete spital ra nje zjarr i fuqishëm.
“Gjithçka zgjati 3-5 minuta. Ekipet mjekësore, stafi dhe njerëzit që ishin jashtë, të afërmit që donin të komunikonin me ne ata të gjithë ndihmuan dhe gjithçka ndodhi në 3 minuta. Vetëm ata 12 pacientë mbijetuan gjatë asaj kohe. Të tjerët nuk patën sukses sepse flakët mbuluan të gjithë hapësirën në 3 minuta”, -tha Nuredini.
“Ishte e çuditshme për mua …nëse do të ishte dru i thatë nuk do të digjej në një kohë kaq të shkurtër, por le të shohim se çfarë do të thonë ekspertët” -shtoi Nuredini. Nuredini, deklaroi sot se identifikimi i disa viktimave po shkon me vështirësi dhe se për to duhet të bëhet analiza e ADN-së.