Boksieri amerikan Deontay Wilder, kampion i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, ka mbajtur djalën dhe ka mbërritur në Belfast, aty ku të shtunën në mbrëmje do të duelojë Tyson Fury, ish-kampion bote në këtë Divizion, ndaj italianit Francesco Pianeta.
Sot ka qenë dita e peshimeve (Fury ishte më i lehtë se rivali italian), por spektaklin më të madh e ka dhuruar Wilder, që së bashku me Fury kanë qenë protagonist të një sherri gjatë kohës që britaniku kryente peshimin zyrtar.
I përfshirë në këtë incident edhe babai i boksierit britanik. Megjithatë, kjo skenë ishte më së shumti një “show” mes dy sportistëve, që kanë arritur një marrëveshje për të dueluar mes tyre në nëntor ose dhjetor të këtij viti.
Fillimisht Wilder pati një reagim shumë agresiv me John Fury, babain e boksierit britanik gjatë kohës që peshohej Tyson e më pas debatoi edhe me vetë ish-kampionin e botës, gjatë kohës që ky i fundit largohej nga salla.
Për fat, situata asnjëherë nuk degjeneroi në grushte apo shtyrje, por thjesht në fyerje e debate me zë të lartë dhe në mes ishin gjithnjë forcat e sigurisë, ndërkohë që nuk munguan edhe buzëqeshjet.
Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare, e cila pritet të bëhet publike pas dyelit Fury-Pieneta, pritet që Wilder të mbrojë titullin kampion ndaj britanikut më 17 nëntor, në Las Vegas.