MENU
klinika

Përjashtimi i Berishës

Rama: PD është në një proces traumatik dhe e mirëkuptojmë

10.09.2021 - 19:21

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kryeministri Edi Rama u tregua sërish i rezervuar me qëndrimet e tij lidhur me Partinë Demokratike.

Sjelljen e tyre në Kuvend sot, kryeministri tha se e mirëkupton, duke ironizuar se janë në një traumë e proces traumatik, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Lidhur me gjestin e Partisë Demokratike për grisjen e fletëve të votimit, Rama tha se ishte një gjest instiktiv

Votat e grisura, për të pikturuar në zyrë? I shte një moment i rëndësishëm dhe një moment i bukur për ne sepse nga sot Kuvendi ka në krye një grua të admirueshme dhe një politikane që nuk i ka fryrë konfliktit. Është lajmi i mirë besoj unë.

Sa i përket pyetjet që më bën, ky mandat do të jetë shumë i rëndësishëm në përpjekjen për të pastruar Shqipërinë. Do të marrim një vendim për ndalimin e qeseve plastike.

Jo vetëm zonat turistike por edhe ato rurale të kenë një nivel tjetër në raportin me mjedisin. Ishte gjest institiktiv. Jemi duke punuar prej dy muajsh. Qesen e kërkova se nuk e kisha me vete”, deklaroi rama..