Mbërritja e kancelares Angela Merkel në Serbi ka nxitur marrjen e një sërë masave të rrepta sigurie. Sipas “Blic”, kancelarja Merkel do të përshëndetet në hapësirën ajrore të vendit nga ushtria e 29 -të serbe. Ndërkohë që do të ketë dy helikopterë policie në terren gjatë vizitës.
Më shumë se 600 efektivë policie do të vendosën në rrugët që ajo do të kalojë dhe do të jenë drejtpërdrejt përgjegjës për sigurinë e kancelares gjermane. Po ashtu disa ekipe zjarrfikësish dhe ambulanca do të jenë në detyrë gjatë gjithë kohës.
Përgatitjet
Ndërkohë që vijojnë edhe përgatitjet e tjera për ardhjen e Angela Merkel, ku në foto duket qartë vendosja e flamujve para Pallatit të Serbisë, si dhe në Kullën Genex në Beogradin e Ri, ku do të kalojë delegacioni.