Edhe pse vendi ynë do jetë i ndikuar nga vranësisat, sinoptikanët thonë se nuk pritet të ketë reshje shiu gjatë kësaj jave.
Sinoptikania e Meteoalb Lajda Porja tha për Panorama.al se temperaturat e ajrit në mëngjes kanë pësuar një rrritje të lehtë dhe vlerat maksimale priten deri në 31 gradë në zona të caktuara përgjatë ulëtësirës perëndimore.
E marta pritet të jetë dita me temperaturat më të larta gjatë kësaj jave ku do arrijnë deri në 33 gradë.
“Territori shqiptar do ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë prezent gjatë orëve të paradites.
Ndërsa në mesditë dhe pasdite pritet të ketë herë pas here kalime vranësirash të cilat më të dukeshme do jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Deri ditën e premte do shijojmë motin e kthjellët e me temperatura të lara, era nuk do jetë problematike”.