MENU
klinika

Nuk pati dakordësi

Vjosa Osmani: Zgjedhjet nuk do të shtyhen

13.09.2021 - 20:04

Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas takimit me krerët e partive politike për mundësinë e shtyerjes ss zgjedhjeve lokale.

Osmani para mediave tha se krerët e partitve nuk u pajtuan për shtyerjen e datës së zgjedhjeve.

Presidentja tha se do të respektoj qëndrimin e krerëve të partive, që zgjedhjet të mos shtyhen por ajo shtoi se kjo nuk do të thotë që pajtohet me këtë qëndrim.

“Para disa ditësh I kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë cështje”, tha Osmani.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standar ndërkombëtar, pra si president e e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi ti kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë./GazetaExpress

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat