MENU
klinika

Enkelejda Hoxha insiston të dalë nga qelia

Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën

14.09.2021 - 09:56

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish gjyqtaren e Krujës të vënë nën akuzë për korrupsion, e cila u arrestua në shkurt të këtij viti.

Kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish gjyqtares.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, eksperti shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale lironin të dënuarit.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafili dhe Hekuran Billa.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Hoxhën më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Hoxha ka kërkuar 8 herë ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e saj, ndërkohë që secila prej tyre është rrëzuar.