MENU
klinika

Reagon Berlini

Pse Merkel nuk e vizitoi edhe Kosovën?

14.09.2021 - 12:51

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën në atë që po quhet si udhëtimi lamtumirës i saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit në Serbi, Merkel ka takuar kreun e shtetit serb, Aleksander Vuciq, me të cilin kanë biseduar për tema që preokupojnë Ballkanin Perëndimor, specifikisht edhe për punën e dialogut dhe marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Pas një dite qëndrim në Beograd, Merkel sot ka fluturuar drejt Tiranës, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por pse Merkel nuk zgjodhi që të vizitojë edhe Prishtinën gjatë këtij qëndrimi në Ballkanin Perëndimor.

Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës.

Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë janë pajtuar për të shkuar drejt Tiranës.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet. Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, ka thënë Lichtwardt për Gazetën Express.

Drejt Tiranës për takim me kancerlaren Merkel do të udhëtojë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./GazetaExpress/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ceremonia e pritjes në Pallatin e Brigadave

Kancelarja Angela Merkel takon kryeministrin Edi Rama


Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat