MENU
klinika

Messi dhe Ronaldo pak shanse

Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions

14.09.2021 - 15:28

Sonte në mbrëmje starton Champions League. Pretendentë janë të shumtë. Super-kompjuteri i FiveThirtyEightha ka përcaktuar përqindjet e suksesit të skuadrave që marrin pjesë në Champions League.

Manchester City jepet si favoritja numër një për të fituar Champions League 2021/22 me 21% të mundësive. Mbrapa Qytetarëve është Bayern Munich 14%, Liverpool dhe Chelsea me 10% dhe Real Madrid me 8%.

Shumë larg Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi. Manchester United dhe Paris Saint-Germain, në fakt, duket se kanë shumë pak shanse për të triumfuar. Djajtë e Kuq e CR7 vetëm 5%, ndërsa PSG e Pleshtit vetëm 3%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja si pritet të luajnë gjigantët

Champions nis me superduel, sot Barça-Bayern