Shadie Asllani, atdhetarja dhe veprimtarja e madhe që kontribuoi në emancipimin e grave shqiptare, u lind në Bejrut, më 14 shtator 1895. Po atje, mbaroi kolegjin amerikan për vajza.
Asllani, një atdhetare dhe veprimtare e shquar, pati një ndikim shumë të madh në emancipimin e gruar në Shqipëri.
Duke pasur këtë si pikësynim, ajo dha kontributin maksimal për vendin. Në vitin 1920, Asllani çel në Libohovë, shkollën e parë shqipe të vashave.
Në Tiranë, punoi nëndrejtoreshë përkrah Mati Logorecit dhe drejtoi shoqërinë e grave “Shqiptarka”.
U aktivizua në Kongresin e arsimit shqiptar më 1924, në veprimtaritë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në atdhe, u burgos dhe internua.
Ende nuk gjendet një fotografi e veprimtares shqiptare.
Fotografia ilustruese: ”Instituti Femëror Qiriazi (Kyrias)”, në Kamëz, viti 1930