“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Cfarë është radikulopatia cervikale?
Mjeku: Radikulopatia cervikale është dëmtimi ose mosfunskionimi normal i nervit, shkaktuar nga ngjeshja e një prej rrugëve nervore afër vertebrës cervikale. Dëmtimi i nervave në zonën cervikale mund të shkaktojë dhimbje dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë rrugës që përshkon nervi nga baza nw vertebwr deri fund tw inervimit p.sh në krahë apo duar në varësi të segmentit ku është prekur nervi.
Çfarë e shkakton radikulopatinë cervikale?
Dëmtimi mund të ndodh si rezultat i presionit të ushtruar nga një disk i dëmtuar/thyer, nga ndryshime degjenerative në kocka, artriti ose dëmtime të tjera që ushtrojnë presion mbi rrënjët/rrugët e nervit.
Për njerëzit në moshë ndryshimet e pritshme degjenerative në disk mund të shkaktojnë tension në nerva. Tek më të rinjtë radikulopatia cervikale ka tendencën të ndodhë për shkak të një disku të dëmtuar ndoshta si rezultat i një traume. Disku më pas ngjesh ose inflamon rrugën nervore duke shkaktuar kështu dhimbje.
Simptomat e radikulopatisë cervikale.
Simptoma kryesore e saj është dhimbja që shpërndahet në duar, qafë, kraharor e shpatulla. Një person me radikulopati mund të përjetojë dobësi të muskujve, mpirje ose ndjesi shpuese (si shpim me gjilpërë) në gishta ose duar. Simptoma të tjera mund të përfshijnë mungesën e koordinimit veçanërisht me duart.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.