Parlamenti pritet të zhvillojë të enjten seancën maratonë të debatit për programin politik të qeverisë ‘Rama 3’ si dhe votimin e përbërjes së kabinetit të ri të Këshillit të Ministrave.
Në axhendën e publikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, mësohet se për prezantimin e programit të kryeministrit Rama janë parashikuar 4 orë fjalim, ku ai pritet të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.
Po ashtu në orën 13:00 është parashikuar që kreu i qeverisë t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve deri në orën 16:00.
Ndërkohë që në orën 16:00 e në vijim pritet të debatohet programi i qeverisë dhe premtimet e saj. Kjo seancë edhe në vitet e shkuara ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, nuk dihet si do zhvillohen diskutimet tashme që dhe janë dhe shtrëngimet e pandemisë së Covid-19.
Rendi i ditës:
Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)
– Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1 të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të Presidentit të Republikës, ora 10:00
– Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 3 të Rregullores, ora 13:00
– Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4 të Rregullores, ora 16:00 (Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve) Hapja e debatit
– Koha e votimit