MENU
klinika

Lleshi, ministër i Brendshëm?

Balla: Meta se ka kompetencën për të mos dekretuar

05.11.2018 - 21:46

Pas refuzimit të dekretimit të Sandër Lleshit nga presidenti Meta, kryeministri Rama mori vendimin ta kalojë atë në pozicionin e zv./ministrit të Brendshëm. 

Nga ana tjetër ka reaguar dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili shprehet i bindur se Presidenti Meta do të dekretojë propozimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Lleshi, sipas Ballës, është një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës.

taulant-balla-konica.al
taulant-balla-konica.al

“Sandër Lleshi ka qenë një prej kandidaturave më të mira që mund të ketë pasur edhe për President të Republikës.

Personalisht e kam mbështetur kandidaturën e Z.Lleshi të bërë publike qoftë në 2007, qoftë në 2012. Zoti Lleshi ka qenë ndër kandidaturat më profesionale dhe në rast se do kishte qenë President, do kishte bërë një punë të shkëlqyer.

Të jeni të bindur se e ka pasur mbështetjen e më shumë se një krahu politik, dhe jam i bindur se do ta kishte bërë do ta kishte bërë punën shumë mirë.

Jam i bindur se një person që ka të gjitha kriteret për të qenë President, i përmbush të gjitha kriteret për të qenë ministër i Brendshëm”.

Balla, më tej referon se kushtetuta ka edhe instrumenta të tjerë, për të vendosur një ministër të Brendshëm por sipas tij, këto instrumente s’është momenti për ti përdorur.

Meta, thotë ai, “se ka këtë kompetencë për të mosdekretuar”.

“Kam besim, duke e njohur mirë zotin Meta, se do jetë ai që do mirëkuptojë mungesën e kompetencës së tij për të bërë një refuzim”, shton kreu i deputetëve të PS-së.

"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë