MENU
klinika

Ndërmjetësi i dialogut në Prishtinë

Lajçak: Po punojmë për rifillimin e bisedimeve

16.09.2021 - 12:42

Në përpjekje për të caktuar një takim tjetër në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vucic, dhe mbi agjendën e këtij takimi, përfaqësuesi special i Bashkimi Evropian është rikthyer në Kosovë ku do të qëndroj tre ditë.

Me të arritur në Prishtinë, Miroslav Lajcak është nisur drejt qeverisë, ku e ka takuar kryeministrin Kurtin.
Pas përfundimit të këtij takimi pas më tepër se një orë, ai tha se temë e këtij takimi nuk ishin arkivat e UCK-së apo ato të shtetit serb, për çka zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi pati deklaruar me se nga takimet me 7 dhe 8 shtator me palën serbe janë pajtuar për hapjen e arkivave shtetërore.

“Kemi biseduar për dialogun po ashtu edhe për bashkëpunimin rajonal, nuk kemi diskutuar për hapjen e arkivave. Për kohën e fillimit të dialogut do të përgjigjem më vonë, do të takohem me shumë akterë, do të takohem tash me Bislimin, për t’i vazhduar bisedat e njëjta, për dialogun.”

Pas qëndrimit tre ditor, ai konfirmoi se do të flas për rezultatet.

“Nuk dua bëjë deklarata politike. Do të përgjigjem për të gjitha në fund të vizitës. Po punojmë për datën e fillimit të dialogut.”

Megjithëse po synohet për mbylljen e kapitullit të dialogut Kosovë-Serbi me arritjen e një marrëveshjeje finale, palët ende nuk kanë shënuar përparim. Për këtë Kosova ka vendosur që në këtë fazë të aplikoj edhe reciprocitet me Serbinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbatimi i marrëveshjeve

Lajçak viziton sot Kosovën