MENU
klinika

Shifra tragjike

COVID u merr jetën 6 qytetarëve, rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale

16.09.2021 - 17:05

Shifra tragjike janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi COVID-19 u ka marrë jetën 6 qytetarëve: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç..

Ndërkohë janë regjistruar 942 raste të reja, ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitale, pasi 204 qytetarë po marrin trajtimin mjekësor në spitalet COVID.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë, në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        942

Të shëruar në 24 orë      832

Të shtruar në spitale       204

Humbje jete në 24 orë     6

Testime ditore                 5723

Testime totale              1,137,276

Raste pozitive               160,365

Raste të shëruara           144,954

Raste Aktive                  12,848

Humbje jete                     2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5401

Shkodër          1440

Durrës             1147

Fier                  1153

Vlorë               801

Lezhë              691

Elbasan           646

Berat               513

Korçë               286

Kukës              283

Gjirokastër      259

Dibër                228