Teksa mëngjesin e sotëm u votua në Kuvend qeveria e re ‘Rama 3’, ditën e nesërme kryeministri Edi Rama dhe kabineti i ri do të betohen te presidenti Ilir Meta.
Lajmi bëhet i ditur për BalanWeb u bë i ditur nga gazetari Ergys Gjenccaj. Mësohet se ceremonia e betimit do të nisë në orën 10:00, në Presidencë.
Kujtojmë se qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin. Rama dhe ministrat e tij do të betohen te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.
Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Nga ana tjetër Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re, pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë.