MENU
klinika

Qeveria e re

Kryeministri Rama dhe ministrat betohen sot te Presidenti Meta

18.09.2021 - 07:55

Ashtu siç u bë e ditur edhe dje, sot kryeministri Edi Rama bashkë me anëtarët e tjerë të kabinetit do të betohen te Presidenti Ilir Meta. Mësohet se ceremonia e betimit prite të nisë në orën 10:00, ku qeveria e re do të paraqitet në Presidencë.

Qeveria “Rama 3” do të përbëhet nga 12 gra e 5 burra bashkë me kryeministrin, ndërsa shkon sot të betohet te një President që ka marrë ‘vulën’ e shkarkimit nga Kuvendi i vjetër, por jo nga Gjykata Kushtetuese.

Ishte mazhoranca e PS që inicioi shkarkimin e Metës me pretendimin se kishte ndikuar dhe ndërhyrë në zgjedhjet e 25 prillit duke dalë nga statura e Presidentit. Gjithsesi Meta e ka dhënë një sinjal dakordësie me qeverinë e re pasi ka emëruar dekretimin e të gjithë anëtarëve të rinj të kabinetit Rama, nga kryeministri tek ministrat që vijojnë. Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re u miratuan dje në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.