Kryeministri Edi Rama ka njoftuar 4 vendimet e para të qeverisë së re. Në këto 4 vendime përfshihen:
-Projektligji për administratën
-Projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës
– Përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
-Krijimi i Agjencisë për mediat dhe informim
Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Ai tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur.
Ai do të përfshijë në strukturat e Forcave të Armatosurra të fitueset e medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
“-Sot me projektligjin platforma kthehet në një bazë kryesore zhvillimi dhe kontrolli dhe një urë e hapur komunikimi për ankesat e qytetareve. Projektigji do të garantojë veprimtarinë e administratës duke hetuar fakte lidhur me abuzimet me qytetarët.
-Projekti tjetër është projektligji për statusin e fëmijëve nën përkujdesjen e Republikës. Kjo është një masë e veçantë me një mbështetje dinjitoze për ata fëmijë prindërit e të cilëve kanë dhënë jetën në mbrojtjen e kombit. Do të përfitojnë të gjithë jetimët nën moshën 18 vjeç. Sipas kategorive do të përfitojnë edhe fëmijët prindërit e të cilëve që kanë humbur jetën nga Covid-19. Po ashtu do të përfitojnë fëmijët prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në mbrojtjen e rendit publik, ata që janë “Dëshmor i atdheut”. Të gjithë këta fëmijë do të marrin rrogën e plotë të prindit deri në moshën 18-vjeç.
-Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e Forcave të Armatosura të fituesve të medaljeve të Arit në Tokio 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. Jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi special e kampionëve që meritojnë të trajtohen gjithë jetën me një status të veçantë.
-Krijimi i agjencisë për mediat dhe informim e cila bazohet në disa modele të suksesshme në Itali dhe Gjermani që garantojnë transparencën në lidhje me politikat, qëllimet apo problematikat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Po ashtu agjencia do të sigurojë njohjen e insititucioneve që qeverisjes qendrore. Këto janë katër vendime me një domethënie të veçantë që adresojnë në mënyrë konkrret përkushtimin e qeverisë. Që shteti shqiptar të jetë pranë të gjithë atyre që janë në nevojë duke qenë pranë hallkës më të dobët, fëmijëve jetimë. duke e çuar në një nivel tjetër transparencën tonë me median dhe publikun”- tha Rama