MENU
klinika

Flamur Noka mesazh të fortë Bashës

“Vendimi i DASH, thjesht pretekst për të larguar Berishën nga PD”

18.09.2021 - 21:23

Për deputetin Flamur Noka, shpallja “non-grata” e Berishës nga SHBA, ishte një pretekst i Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD-së.

“Ai gjeti pretekstin e DASH për të larguar liderin historik të PD-së. Pse Basha nuk dëgjoi DASH kur tha se zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira e të ndershme. A ishte DASH që doli pas zgjedhjeve, i njohu dhe uroi qeverinë? Nga ana tjetër, Basha deklaroi qëndrimin që nuk i njeh këto zgjedhje. Pse Basha nuk iu bind SHBA kur i bënë thirrje që të hynte në zgjedhje lokale e mos t’i bojkotonte sepse do të kishte kosto për PD. Ai vepron me dy standarde, kur atij i intereson nuk e njeh DASH dhe nuk njeh asnjë vendim të tij. Marrja e vendimit në kundërshtim me vullnetin e anëtarëve të PD, do të thotë që ke përçarë partinë”, deklaroi Noka në edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”.