MENU
klinika

"Shanse për një elitë të re të djathtë"

Shehi: Basha ta largonte Berishën pa ndihmën e SHBA

18.09.2021 - 21:25

Pas humbjes së tretë në zgjedhje, Partia Demokratike është përfshirë në një përplasje të brendshme pas vendimit të Lulzim Bashës për të larguar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berishën.

Aleati i demokratëve, Dashamir Shehi për ABC thotë se përplasja mes Bashës e Berishës është e vonuar dhe ishte e pashmangshme.

Duke sjellë në kujtesë përplasjet e dikurshme me Berishën, Shehi thotë se ish-kryeministri tani po vuan pasojat e mënyrës se si e ndërtoi demokracinë e brendshme në Partinë Demokratike.

Për aleatin e demokratëve, përplasja Basha-Berisha është pozitive për shkak se ka hapur një debat të munguar brenda radhëve të opozitës dhe ka gjasa të prodhojë një elitë të re dhe figura të reja brenda të djathtës shqiptare.