MENU
klinika

Njihuni me 5 arsye të forta

Përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

19.09.2021 - 13:20

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’ Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.

Sipas të dhënave një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit. Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur. Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat Shëndetësore Të Ngrënies Së Mjaltit Përpara Gjumit
Rënia Në Peshë
Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë. Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve. Studimet, konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës. Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë Për Një Gjumë Të Qetë
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës. Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan. Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Mjalti Ul Rrezikun E Diabetit
Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër. Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon Alergjitë
Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin. Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar. Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti
Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin. Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni. Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm ilaç për ftohjen dhe gripin

Për çfarë mund ta përdorni tjetër mjaltin?

Mjaltë me piper të zi

Kura natyrale kundër ftohjes