Nevoja për shtrim në sptial mund të shtohet sërish me kalimin e muajve pas imunizimit të plotë me vaksinën Pfizer. Ekspertët e Qendrës për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara thonë se efikasiteti i vaksinës reduktohet me 14%, 4 muaj pas marrjes së kësaj doze duke arritur 77%.
Kjo është edhe arsyeja pse në Shtetet e Bashkuara, ashtu si në Izrael, Britani të Madhe e në disa vende europiane po kërkojnë një dozë të tretë përforcuese Pfizer. Kjo vaksinë është më e injektuara në vendet perëndimore.
Statistikat kanë treguar se vetëm vaksina e firmës Moderna, që përdor të njëjtën metodë inovative të imunizimit anti-COVID me lajmëtarin e ARN-së, nuk pëson rënie të ndjeshme të nivelit të imunitetit. Edhe gjatë 4 muajve, pas kryerjes së dozës së dytë të Modernës, efikasiteti i imunitetit të krijuar nga kjo vaksinë është thuajse i pandryshuar, nga 94 në 92%.
Të dhënat u publikuan vetëm pak ditë pasi autoriteti i barnave FDA miratoi injektimin e dozës së tretë të vaksinës Pfizer tek personat mbi 65 vjeç.