Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një mesazh për vaksinimin e studentëve.
Kryeministri ka shpërndarë disa foto ku shihen disa studentë duke u vaksinuar, ndërsa thekson se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm.
Kreu i qeverisë shton se tashmë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag.
Postimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë.