Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël, ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.
Secila nga princeshat zotëronte talent dhe kulturë, madje duke u përfshirë në organizimin shoqëror e deri tek arti ushtarak.
Por, çfarë do t’u rezervonte fati, princeshave të një vendi aq të vogël e të varfër?
Princeshë Nafija – u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova
Ata lindën një djalë me emrin Esat ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të, në Pragë, ku shërbente si ambasador. Pas vdekjes së tij, princesha së bashku me të birin jetuan në pallatin mbretëror pranë mbretit Zog, edhe gjatë mërgimit, pa u ndarë nga familja. Princesha ndëroi jetë në Kajro.
Princeshë Senija – u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II
Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan. duke mos pasur fëmijë. Princesha, më pas qëndroi gjithë jetën pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta, ndërsa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë, Francë, ku edhe ndërroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra, Myzejemja.
Priceshë Adilja – U martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem e dy vajza
Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë së bashku. jetuan në Angli dhe më pas. vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris. pranë të birit, Salihut, i cili ishte ende i pamartuar.
Priceshë Myzejmeja – Nuk u martua kurrë
Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit, duke kaluar tërë jetën pranë familjes mbretërore. Vitet e fundit të jetës edhe ajo i kaloi në qytetin e Kanës në Francë, së bashku me motrat, Sanijen dhe Maxhiden.
Priceshë Ruhija – Nuk u marrtua kurrë
Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë..Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndëroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.
Princeshë Maxhidja – E lidhte i njëjti fat, me motrat
Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas, u zhvendos te motrat e saj në Kanë, Francë, ku dhe mbylli jetën.