MENU
klinika

Hynë ilegalisht në Shqipëri

Ndalohen 23 emigrantë në Devoll

17.08.2018 - 20:02

Pasditen e sotme 23 emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, janë ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare në Devoll, pasi ata kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar.

Emigrantët u ndaluan në qytetin e Bilishtit dhe pas kryerjes se procedurave ne Drejtorinë e Kufirit, janë dërguar ne qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

Dyshohet se emigrantët janë nga Siria dhe kanë hyrë nga pika kufitare e Kapshticës.

Nuk dihet nëse destinacioni i tyre ka qenë Shqipëria apo e kanë përdorur vendin tonë si rrugë kalimi për në vendet e BE.

Mësohet se vetëm tre ditët e fundit në zonën e Devollit janë kapur 56 refugjatë.

Pasi i është marrë deklarimi nga ana e policisë klandestinët janë dërguar drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Kujtojmë se datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE, ndërsa në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë.

Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur, pasi propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit .

"Jo prokurime për dërraza të zeza apo tavolina zyre!"

Rama i heq tenderat ministrave: Nuk do kenë asnjë lidhje!

Anila Hoxha publikon letrën e gruas së divorcuar pas dhunës

“Fëmijën tim, aq sa e dua, aq e shoh si burg”

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!

BE 'lëshon dorën'/ Për Kosovën dhe Serbinë parakushte

Vendimi për planin miliardësh në mbështetje të Ballkanit Perëndimor

“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?