MENU
klinika

Kurti: Targat, imponim nga të tjerët

Vuçiç lajmëron sanksione kundër Kosovës

21.09.2021 - 09:13

“Targat e përkohshme nuk janë dëshirë e jona, por imponim nga ana tjetër”, deklaroi kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës. Duke dhënë detaje për aksionin e Njësisë Speciale në veri të vendit, Kurti tha se ai nuk kishte për qëllim as cënimin e lëvizjes së qytetarëve serbë në Kosovë, e as destabilizimin por thjesht respektimin e marrëveshjes për targat, me të cilën Beogradi vetë është pajtuar në Bruksel.

Presidenti i Serbisë Vuçiç ka dalë në një konferencë për shtyp për ngjarjen. Ai u shpreh se kërkohet reagimi i KFOR-it dhe NATO-s “për rrezikimin e pronës dhe jetës” që po i bëhet qytetarëve serb në veri. “Nesër do të takohemi me ambasadorët e QUNT-it dhe më pas do të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Shpresojmë mos të jemi të detyruar të vendosim sanksione politike dhe ekonomike që do ndikojnë të gjithë rajonin.” – u shpreh ai.

Vuçiç u shpreh se me Kosovën kërkonte vetëm paqe dhe dialog që prej tyre refuzohet, ndërsa me tone kërcënuese shtoi se Serbia do të mbrojë popullin e saj dhe nuk do të lejojë të rikthehen trazirat e marsit të 2004-ës.

Deklaratës së Kurti se targat reciproke janë vetëm një zbatim i marrëveshjes së nënshkruar në BE, Vuçiç iu përgjigj se një e tillë ekzistonte vetëm për targat me iniciale KS, ndërkohë që këto me vendim qeverie nuk njihen më.
“Kjo marrëveshje është pos në kokën e Kurtit dhe se ndoshta është konsultuar me mentorët e tij”, ka thënë Vuçiçi. “Kjo nuk është e shkruar askund, as nuk do të jetë”.

Teksa foli për marrëveshjet e BE-së, Vuçiç përmendi se edhe Kosova nuk e ka zbatuar Asosacionin e Komunave Serbe. Ndërkohë në protestat e banorëve serb në veri është shpalosur një banderolë e madhe me mbishkrimin “Mirësevini në Asosacionin e Komunave Serbe”. Ky asosacion është refuzuar nga Gjykata e Kosovës për shkak se u gjetën shkelje Kushtetuese në të.

Vuçiç i bëri thirrje qytetarëve serb të mos bien pre e provokimeve të “Prishtinës zyrtare” siç e quajti ai, por të jenë paqësorë në protestat e tyre. Më tej Vuçiç shtoi se po pret dhe reagimin e përfaqësuesve diplomatikë të BE-së, Lajçak dhe Borell, të cilët janë në dijeni të marrëveshjeve të nënshkruara.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!