MENU
klinika

Reciprociteti me targat serbe

Dafina Zeqiri mbështet hapur Albin Kurtin

21.09.2021 - 09:18

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbështetur vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat serbe.
Dafina ka postuar një foto të Albin Kurtit në InstaStory ,i cili tregon zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.

Forca të mëdha policore kanë shkuar në mëngjes në drejtim të kufirit të Jarinjës, në mbështetje të procesit të reciprocitetit ndaj Serbisë që pritet të fillojë sot, sa i përket targave të automjeteve.

Burimet tregojnë se situata e ngjashme është edhe në Bërnjak. Ndërkohë që qytetarët me kamionë kanë bllokuar rrugën në dy lokacione që shpien në drejtim të kufirit Bërnjak. Një në Zubin Potok dhe një në Gazivodë.

Qytetarët kanë bllokuar rrugën me kamionë edhe në drejtim të kufirit të Jarinjes, përkatësisht në Leposaviq.

Reciprociteti në targa me Serbinë ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdarë. Policia e Kosovës nuk po lejon asnjë veturë me targa të Serbisë që të hyjë në vend, pasi që Serbia ka disa vite që i detyron qytetarët e Kosovës që të pajisin veturat e tyre me targa të përkohshme për të hyrë atje.

Duket se Dafina është shumë dakord me këtë vendim.

Kujtojmë se këngëtarja asnjëherë nuk ngurron për të prekur tema me rëndësi. Madje ajo dhe këngët e saj të fundit, pjesë e albumit “Dafinë Moj” i ka me mesazhe inspiruese.