MENU
klinika

Dy të plagosur rëndë

Aksident në hyrje të Kuçovës, motori përplaset me makinën

22.09.2021 - 12:33

Një aksident është regjistruar sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, ndërkohë që flitet për dy plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në vendin e quajtur si ‘Lapidari’.

Mësohet se një motor ka goditur nga pas një makinë ‘Golf’ dhe për pasojë dy persona janë plagosur. Dëshmitarë të ngjarjes, thanë se dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur rëndë, pasi kanë rënë në xhamin e parë të mjetit, duke u plagosur rëndë.

Si fillim të plagosurit u transportuan në spitalin e Kuçovës dhe më pas në atë të Beratit.