23.09.2021 - 13:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vlorë, ku një 23-vjeçare ka ndërruar jetë në spital pas një operacioni.
Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se vajza kishte infeksion në bark dhe gjatë operacionit ka kaluar në gjendje shoku, duke ndërruar për pasojë jetë.
Burime bëjnë me dije se 23-vjeçarja kishte shkuar me urgjencë mëngjesin e djeshëm në spital në gjendje të rëndë.