jë ndër reperët më të njohur dhe të talentuar në Itali dhe jo vetëm është Fedez. I cili është gjithashtu dhe bashkëshorti i blogeres me famë ndërkombëtare, Chiara Ferragni.
Ditën e djeshme u mbajt sfilata e markës më të preferuar të modës “Versace”, ku u lançua koleksioni vjeshtë-dimër 2021, me në krye artisten me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Ndër të ftuar e këtij eventi ishtë dhe çifti Fedez-Chiara, të cilët njihen për humorin që i karakterizon, por këtë herë kanë shkuar më larg seç mendonim.
Fedez u shfaq krejt ndryshe, duke guxuar me veshjen e tij dhe në këtë formë ai i befasoi të gjithë pasi mbante veshur një palë këpucë rozë me platformë. Këtë e vunë re të gjithë pasi ai postoi një foto krah gruas së tij, ku edhe Chiara mbante veshur të njejtat këpucë por në ngjyrë të kuqe.
Gjithashtu ajo ka ndarë një video me miqtë e saj ku shkruante me nota humori…
Më në fund aq i gjatë sa unë.
Le të themi se ky ‘look’ i Fedez na habiti pak, pasi nuk jemi mësuar të shohim meshkuj të veshur me taka me platformë, por çdo gjë mund të ndodhi dhe gjithësecili ka preferencat e tij.
Por pak minuta më vonë, vëmë re një postim të bërë në InstaStory të modeles, Aurela Hoxha, e cila tashmë është e njohur kudo.
Në këtë foto nuk mund të linim pa vëmë re këpucët e saj, të cilat ishin identike me të reperit Fedez.
Aurela njihet për shijet e saj në modë dhe ndjek gjithmonë trendet më të fundit, si dhe këpucët janë krijim i “Versace”.
Tani nuk po mund të vendosim se kujt i shkojnë më shumë…