MENU
klinika

Gjirokastër

Burri rreh ish gruan në mes të lokalit, ndihmohet nga vëllai i tij!

26.09.2021 - 10:09

Në Shqipëri ku dhuna ndaj grave vijon të mbetet një problem i madh, është shënuar një tjetër rast në Gjirokastër. Një burrë ka rrahur ish-gruan në mes të lokalit, ndërsa është ndihmuar edhe nga vëllai i tij. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një lokal në lagjen “18-Shtatori”.

Të dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri edhe një 33 vjeçar. Ky i fundit nuk dihet nëse ka qenë duke shoqëruar ish gruan e njërit prej vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një  bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizilisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 2 vëllezërve.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë