MENU
klinika

Tensionet

Gjuriç: Serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni

26.09.2021 - 10:24

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç, ka thënë se serbët në Kosovë janë viktima të një fushate represioni dhe dhune që ka zgjatur me muaj e vite, ndërsa kulmi, sipas tij, arriti në javën e fundit duke dërguar njësi speciale në veri të vendit.

Ai tha se Kosova me dërgimin e njësisë speciale, ka rënë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese dhe të përbashkëta, shkruan Tanjug.

“Ekipi serb i udhëhequr nga kryeministrja Brnabiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Selakoviq, shfrytëzuan rastin në OKB për të njohur të gjithë komunitetin ndërkombëtar me zhvillimet e fundit dhe mund të them që sot të gjithë e dinë se serbët janë viktima”, ka thënë Gjuriq.

Më tej, ai thotë se Prishtina ishte e para që filloi të bënte lëvizje që çuan në përshkallëzim të situatës.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat