Më 27 shtator 1871, lindi Grazia Maria Cosima Damiana Deledda, e njohur si Grazia Deledda, një nga shkrimtaret më të rëndësishme në skenën letrare italiane./Konica.al
Autore e romaneve të paharrueshëm, përfshirë “Kallamishte në erë”, “Mariana Sirca”, “Nëna”, Grazia Deledda ishte gruaja e dytë në histori që fitoi çmimin “Nobel” në Letërsi më 1926. Deledda ka përvijuar gjurmë të thella në historinë e letërsisë kombëtare, veçanërisht për faktin se ishte e para grua dhe, tani për tani, e vetmja italiane që është laureuar me çmimin “Nobel”. Megjithatë, njohja nuk i penguar dyshimet e kritikëve, i cili për shkrimtaren sarde është shprehur gjithnjë në një mënyrë mospërputhëse, çka e bën atë një paradoks në botën letrare.
Deledda filloi të shkruajë tregime dhe përralla, ndonjëherë me pseudonim, që në moshë të re dhe, duke bashkëpunuar me revista sarde për artikuj etnografikë, ku ajo u angazhua me përshkrimet e natyrës lokale dhe karakteristikat e disa prej vendeve kryesore interesante të Sardenjës. Një fillim i heshtur, por që për shkrimtaren shënon hapat e parë të një karriere në rritje./Konica.al/ U bë autorja e romaneve, të gjitha me ngjarje që zhvillohen në Sardenjë, të tilla si “Dredhka”, “Elias Portolu” dhe më të njohurin “Kallamishte në erë”, të cilët e shndërruan në një nga zërat më me ndikim në letërsinë italiane.
Nga pikëpamja e suksesit, çmimi “Nobel” ka një peshë të madhe dhe e lartëson emrin e autores, por nuk i kursen gjykimet e mprehta.
Sardenja, muza e Grazia Deleddas
Në veçanti, mjedisi sardenjas, i cili ka qenë gjithmonë në qendër të ngjarjeve të shkrimeve të saj, është origjina e disa dallimeve të mendimit. Të tillë si Serra vlerësojnë, se vëmendja e Deleddës ndaj jetës rurale dhe folklorit të Sardenjës ishte mediokër, ndërsa të tjerë si Momigliano e panë pasurinë e saj dhe krijimin e lidhjeve të reja njerëzore me territorin që i përket. Pavarësisht vizioneve të kundërta, Sardenja është muza e shkrimtares, një tokë që duket mitike, jashtë kohe dhe hapësire, banorët e së cilës duket se janë po aq të pakapshëm. /Konica.al/Te shkrimtarët e fillimshekullit XX, lidhja dhe dashuria për atdheun janë tema mjaft të përsëritura dhe festohen përmes një tendence për lirizëm dhe tone nostalgjike. Si në “Elias Portolu”, ashtu edhe në “Cosima”, Deledda ripërdor këtë këndvështrim të njëjtë për të karakterizuar ishullin, por edhe duke futur aspekte që e mitizojnë dhe e bëjnë piktoresk, pothuajse një vend fantazie, një tokë e trilluar dhe përrallore.
Poetika dhe mendimi i Grazia Deledda midis realizmit dhe lirizmit
Përshkrimet e shpeshta etnografike dhe thuajse panoramike të Sardenjës, duke filluar nga një detaj i vogël, zgjerohen për të rishikuar natyrën, tokën, banorët. Për këtë arsye, të shumtë janë ata që njohin ndikimin kryesor të shkrimit të Grazia Deleddas nga letërsia përrallore dhe popullore. Sidoqoftë, sa i përket komploteve, dashuria, faji dhe udhëtimi për të shlyer atë, janë tema të dashura për shkrimtaren, që të kujtojnë autorët rusë si Dostojevski.
Sado e gjatë dhe e dhimbshme të jetë rruga e vetëpërmirësimit, triumfi dhe shpresa mbijetojnë për të ndriçuar jetën e protagonistëve.
Vështrimi i shkrimtares, nuk kthehet vetëm në botën e jashtme, Sardenja, por përqendrohet edhe tek individi, qenia njerëzore – me dyshime, dobësi dhe forca. Për shkak të kësaj karakteristike të fundit të të shkruarit, u mendua se romanet e Grazia Deledda binin në rrymën realiste, duke pasur parasysh interesin e thellë në aspektet e përditshme, të pastra dhe të vërteta të jetës së personazheve të saj. Megjithatë, nuk është aq e lehtë ta renditësh një shkrimtare kaq komplekse në një rreth të vetëm letrar. Nga njëra anë, tregon të vërtetën e fortë, por nga ana tjetër aspektet më lirike dhe më të larta të përshkrimeve më mitike të Sardenjës së saj. Si rrjedhojë, të shkruarit e Deleddas vazhdon të krijojë çarje dhe divergjenca, për t’u prezantuar si një nga paradokset e prodhuara nga arti./Konica.al