28.09.2021 - 08:27
Fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, Olaf Scholz, ka thënë se synon të formojë koalicion qeveritar me “Të Gjelbrit” dhe me liberalët, duke e lënë jashtë partinë e kancelares në largim, Angela Merkel.
“Votuesit e kanë bërë veten shumë të qartë”, tha Scholz i Partisë Socialdemokrate në një konferencë të hënën.
Ai theksoi se partia e tij, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë kanë marrë numër të konsiderueshëm të votave të reja, ndërsa CDU-ja pësoi humbje të përkrahjes për pothuajse 9 për qind.
“Për këtë arsye, ne kemi një mandat të dukshëm, të cilin e kanë formuluar qytetarët e këtij vendi”, tha Scholz, i cili deri më tani ka shërbyer si zëvendëskancelar.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
DW: Rezultati akoma i hapur