MENU
klinika

Pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

Presidentja e KE nis vizitën në Tiranë

28.09.2021 - 09:19

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë ku po pritet me ceremoni nga kryeministri Rama.

E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë, pa maskë, presidentja e KE-së, u takua dhe me anëtarët e kabinetit qeveritar të cilët ishin në pritje të saj. Von der Leyen zgjodhi që ta përshëndeste Ramën me dorë në zemër, për shkak të masave anti-Covid kur mbëriti në pallatin e Brigadave.

Nga sot von der Leyen nis vizitën e saj zyrtare në Ballkanin Perëndimor. Ajo e ka nisur nga Shqipëria, më pas në Maqedoninë e Veriut dhe nesër në Kosovë kurse pasnesër në Serbi e Bosnja-Hercegovina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi me Ramën dhe Metën, zbardhet axhenda

Integrimi në BE/ Presidentja e KE, Von der Leyen në Tiranë


“Toka e premtuar, kostot dhe rreziqet e rrugëtimit të paligjshëm drejt Anglisë”

BIRN: Veriu i Shqipërisë po përballet me një valë migrimi drejt Mbretërisë së Bashkuar

Kreu i Grupit të PD: Yt vëlla do të marrë në qafë veten…

Ervin Hoxha përplaset me Gazment Bardhin: Je gënjeshtar!